Anëtari i kryesisë qendore të Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti përmes një statusi në Facebook ka shkruar disa të dhëna që mungonin në biografinë e Ministrit të ri të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas Bexhetit në biografinë e ministrit të ri nuk figuron se Filipçe a qenë këshilltar i ish Ministrit të Shëndetësisë nga rradhet e VMRO-së, se i njejti ka përkrahur kundërplenumin që u kriju nga VMRO-ja.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Bexhetit

Në biografinë e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe mungonin disa të dhëna:

– Ka nënshkruar kundër plenumit studentor (të cilët ishin pjesë e revolucionit laraman) , dhe ka përkrahur kundërplenumin që u kriju nga VMRO-ja.

– Ka qenë këshilltar i ish Ministrit të Shëndetësisë nga rradhet e VMRO-së Todorov.

-Djali i ish Ministrit të Shëndetësisë Ilija Filipçe nga rradhët e Partisë Socialiste i cili u përfshi në afera korruptive vetëm për një vit, duke abuzuar me barrna me afat të skaduar.

-Vëllau i tij, Dobre Filipce, Kryetar i Komisionit për barna dhe furnizies i barnatoreve me barrna me afat të skaduar.

Ndoshta këto ishin arsyet se pse BDI e kishte më lehtë ta votojë këtë kandidat dhe jo atë të Aleancës për Shqiptarët. Ta mbani me shëndet Filipçen. Ja pafshi hajrin!