Kur është puna për të dhuruar show, ajo di ta bëjë më së miri.

Një sezon tepër interesant po rezulton ky i fundit i “America’s Next Top Model” falë drejtimit të bukuroshes me origjinë shqiptare, Rita Ora. Më konkretisht ishte episodi i kësaj të hëne ai i cili na bëri përshtypje për shkak të një deklarate tepër pikante të Ritës gjatë gjykimit në panel të njërës prej vajzave konkurente, India Gants. Teksa e ka komplimentuar për foton e saj të rradhës, Rita Ora deklaroi se kjo ishte hera e parë që ajo do të donte të shkonte në shtrat me të. Nuk dimë nëse ky ishte thjesht një entuziasëm i momentit, apo këngëtarja vërtet tërhiqet disi nga femrat. Megjithatë kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Rita Ora bën një deklaratë të tillë!