Jessica Hunt nga Britania e Madhe, ka qenë duke shikuar në Instagram, kur ka mbetur e befasuar pasi ka gjetur fotografinë e saj në një llogari të huaj.

 

Mirëpo, fytyra i ishte hequr dhe në vend të saj ishte vënë ajo e një gruaje tjetër.

 

Fotografia e vjedhur dhe e rregulluar me efekte kompjuterike

Në këtë formë, pretendonte se ka trup të bukur dhe donte të joshte ndjekësit, duke bërë prezantime të rrejshme në rrjetin social.

“Ky është trupi im dhe shtëpia ime, por fytyra nuk më përket mua. Kjo lojë e ndryshimit të identitetit nëpër llogari, po bëhet e mërzitshme”, ka shkruar ajo, përbri fotografive ku tregon për rastin.

 

Trupi i saj, por fytyra huaj

Sidoqoftë, shumë njerëz e kanë vlerësuar personin që e ka bërë këtë veprim, si të aftë që të bëjë editime që duken si të vërteta.