Të votosh 600 milionë euro me përmendore si Car Dushani e Pallati i Oficerëve Serbë dhe këtë të mundohesh ta mbulosh me vendosjen ilegale të një shqiponje në Çair, ky është kulmi i manipulimit enverist.
Të votosh për luanin e VMRO-së dhe këtë të mundohesh ta mbulosh me vendosjen ilegale të një shqiponje në Çair, ky është kulmi i qyqarisë.
T’i vjedhësh paratë e popullit, të bëhesh milioner dhe të akuzohesh se ke marrë ryshfet 5 milionë euro në aferën “Maxhar Telekom” dhe këtë të mundohesh ta mbulosh me vendosjen ilegale të një shqiponje në Çair, ky është kulmi i poshtërsisë
Ta ndihmosh ose, së paku, ta lejosh të kalben në burgje të përjetshme shqiptarët dhe këtë të mundohesh ta mbulosh me vendosjen ilegale të një shqiponje në Çair, ky është kulmi i dështimit.
Të akuzohesh se ke qenë pjesëmarrës në skenarin e Kumanovës, ku u vranë dhjetëra shqiptarë dhe u shkatërruan shumë prona shqiptare dhe këtë të mundohesh ta mbulosh me vendosjen ilegale të një shqiponje në Çair, ky është kulmi i dyftyrësisë.
Ta vrasësh Shqiponjën në Kumanovë dhe këtë të mundohesh ta mbulosh me vendosjen ilegale të një shqiponje në Çair, ky është kulmi i tradhtisë.

Nuk ju shpëton asgjë më! As Isa Boletini në fshatin Saraj, as shqiponja ilegale në Çair, bile edhe vetë Enver Hoxha nëse ngrihet nga varri, ju tashmë jeni regjistruar në historinë e turpit të shqiptarëve të Maqedonisë