Qenan Aliu 
 
Cila do nga lloji i shpezëve më të forta që sfidojnë lartësirat më të larta të qiellit, qoftë edhe SHQIPONJA, nuk mund të mbulojë dështimet dhe hajdutërinë. Aq më pak kur Shqiponja do të pësojë ” maramendje” nga frekuentimi i makinave në rrethrrotullimin në Çair të Shkupit.

Edhe kjo do të jetë një kontrukcion i fundit i atyre “patriotëve” që e vendosin dhe pushtetit që do të tentojë ta largojë nga rrethrrotullimi duke u bazuar në respektimin e procedurave ligjore.

Këto veprime nuk kanë asgjë tjetër të përbashkët me synimin për gjoja vendosje të simboleve kombëtare apo vendosje të vlerave, përveç se ka për synim që të tentojnë të mashtrojnë dikënd për simpati të votave.

Ky veprim aq më tepër është i dështuar dhe pa asnjë vlerë, me vetë faktin se si duket Bdi këtë e zbaton me grupin që Car Dushanit i binin me tokmaka druri natën dhe ditën rinin nëpër shtëpia, ata që natën rrënonin tullat e kishës në kala të Shkupit dhe më në fund u arsyetuan me sintagmën e Kuzmanit se ky objekt nuk do të jetë as kishë as muze por pak si kishë e pak si muze, dhe në fundë si mbeti vetëm Bdi e dinë.

Mbajeni mend, se do të torturojnë psigjikisht qytetarët shqiptarë gjoja se duke u përballur me konceptin e Vmro-së se ne e vendosim e ju nuk mund ta hiqni, e këta ne do ta heqim se ju nuk mund ta vendosni. Por kjo e gjitha do të rrjedhë në mënyrë të kontrolluar si një plan i mirëfilltë i ortakëve politik por shum besnikë.

Askujt nuk do ti bënë përshtypje një konktrukt i tillë, pallavrat e tilla veç më janë lehtësishtë të lexueshme nga secili qytetarë i këtijë vendi. Dhe më në fund edhe këtë do ta justifikojnë se kjo nuk është shqiponjë por pak si shqiponjë e pak si hut.

Unë më shumë e dua Shqiponjën që fluturon natyrshëm në lartësirë mbi qytetin e Shkupit, se sa ndonjë të punuar nga hekuri e të vendosur në rethrrotullim.