Gazetari i mirënjohur Fejzi Hajdari, njëkohësisht botues i gazetës më të madhe shqiptare në Maqedoni “Lajm”, ka komentuar reagimin e Lëvizjes BESA lidhur me konferencën e Prokurorisë Speciale e mbajtur para dy ditësh. Hajdari e cilëson si joserioze dhe delitante këtë veprim të vonuar për një ngjarje kaq të madhe sic ishte ngritja e akuzave ndaj keqpërdoruesve dhe manipuluesve të zgjedhjeve të vititi 2013. Ja komenti i plotë i gazetarit Fejzi Hajdari:

“Shikoni pashe Zotin diletanzimin dhe joseriozitetin e Levizjes BESA, reagon pas dy diteve per nje MEGA-NGJARJE – sic ishte ngritja e padive ndaj hajduteve dhe krimineleve te qeverise Ahmeti-Gruevsk. Vertet qe kjo eshte e patolerushme dhe shume amatoreske. Nje parti serioze per nje ngjarje kaq te madhe si puna e padive te Katica Janeves, brenda dites reagon 3-4 here dhe jo pas 2 diteve. Aman be burra edhe nga ju te presim dicka! Shume zhgenjyese kjo sjellje e juaja. Zoti ju dhashte dije dhe seriozitet. Populli po pret ndryshime, me keto sjellje ju po na i zbahni edhe shpresen edhe gjithcka…” shkruan Fejzi Hajdari