Skuadra e Shkëndijës në ndeshjen e parë  të  turit të dytë në  Ligën Evropa, në ndeshjen e zhvilluar në  stadiumin  “Mladost” në  Strumicë para  afro 1500  tifozëve  që kishin ardhur  nga   qytetet e Maqedonisë perëndimore në mesin e të  cilëve edhe  afro 250  nga tifo grupi “Ballistët”. Fitues  dolën vendasit  me rezultatin 3-1, ndërsa  trim i ndeshjes  ishte  Besart Ibraimi i  cili  ishte  autor i tre golave.

Pjesa e  parë  e ndeshjes  kualifikuese për Ligën Europa ndërmjet  Shkëndijës dhe ekipit  Helsinki përfundoi 1-1. Të  parët në  epërsi  kaluan miqtë nga  Finlanda me  golin e Ousman  Jallou  në minutën e 35-të nga  një gabim  i   mbrojtjes vendase. Në sekondat e fundit të pjesës së parë  Radevski në mënyrë të  palejuashme u ndal në gjashtëmbëdhjetëshin e  ekipit  finlandez  dhe  për referin  austriak  Markus Hameter  nuk pati asnjë  diemë për të treguar në pikën e bardhë të cilën me  sukses e realizoi  Besart Ibraimit. Me  këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë  kuqezinjtë kishin  dominim absolut në  terren të  gjelbërt  duke  krijuar raste  të  shumta  por    goli erdhi në minutën e 59-t pas një aksioni preciz të  kapitenit  Hasani, ndërsa  realizoi  Besart Ibraimi për epërsi 2-1.  Pas  golit të  dytë Shkëndija  filloi edhe më tepër të  sulmoj  portën e Tomas Dahne, kështu  në  minutën e  63-t Besart Ibraimi ndalet  nga  Patronen në mënyrë të palejushme  dhe referit nuk i mbeti gjë tjetër  pos  që ta ndëshkoj me karton të kuq  dhe  të tregon penalti për  vendasit. Besart Ibraimi nuk  fal shënon golin e tretë në këtë ndeshje.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në  Helsinki.