Zgjedhjet tani më në prag të derës dhe si duket shumë subjekte e kanë të vështirë që të gjejnë faktorin identifikues me të cilin ato do të hyn në këtë garë politike.

Meqë sapo ka filluar kampanja, shumë nga ata që kurë s’kanë dëgjuar për luftën brohërisin si qyqja UÇK, UÇK,UÇK e ca të tjerë të zhytur nën dyshimin e tyre politiko- fetar, gjoja patriota ja nisën edhe ata me UÇK, UÇK, UÇK. Ca të tjerë duke u shitur hero ikin skajeve të mejdanit për të mos e ç’faqur UÇK-në e tyre si këta, por që se lënë pa ngjirë edhe ata luftën dhe UÇK-në.

Sa herë që dëgjojm UÇK-në, rrënqethemi në palcë për shumë fëmij dëshmorësh, me përkulje dhe shumë respekt për familjen e komandant Zogut, me shumë përulje dhe respekt për familjen e Harun Aliut, me shumë respekt dhe përulje për Lubotenin, Sopotin, Brodecin, Lagjen e Trimave dhe me po aq përulje për ç’do pikë gjaku të rënë për këtë tokë, për këtë popull. Më vjen keq që ky gjak po tentohet të përçmohet rrugëve dhe politikave ditore e që nuk gjen vendin e tij të qetë për misionin që ata nisën…

Shumë miqë na thonë që të lëm modestinë me një anë dhe të flasim për luftën,luftën të cilës I kontribuam I gjith Kombi pa dallim moshe dhe feje,pleq e të ri,nëna,gra dhe motra, por besoni smundem.

Smundemi sepse s’jemi si ata, jo si këta të politikës por si ata që sjanë më në mesin tonë ku do donim  të jemi edhe ne. Sa shumë na mungojnë ata që vdiqën në luftë. Mendoni sa shumë ju mungojnë fëmijëve të tyre që i lanë jetim,familjeve të tyre dhe nënave që su është tharë loti as sot e kur.

Pas plot shum viteve të pasluftës plagët mbesin të pa shëruara nga kjo klikë politiko-shoqërore e cila na i la të freskëta edhe sot duke na llogaritur si pazar për vota apo si një shtresë që na blenë e na shet kur t’ju kujtohet.

 

Sinqerisht po të ishim në vendin tuaj do të skuqeshim kur të përmendnim UÇK-në ose fare nuk do e përmendnim, do të ndanim fenë nga politika, pasha zotin as të pa besin nuk do ta pagëzonim “bllagoslovisnim”. Po, po, ju betohemi në Zot dhe nder, ju betohemi në Besën e vërtet të shqiptarit se do të iknim aq larg nga ata që i shitëm i gënjyem dhe i nënçmuam.

 

Autor

Mr.Metali Alili