Opinion: Prof. Vebi Bexheti

Shkuarja e Grueskit,që gjithsesi ishte lajmi kryesor i ditës së djeshme , e që erdhi edhe si rezultat i Marrëveshjes se Përzhinos, për momentin është dënimi më i lehtë për te, që dihej se do ndodh, qysh në fillimet e detonimeve të bombave të Zaevit, kur edhe filloi rrënimi i tij moral,njerëzor,kur i ra maska e nën te u duk fytyra e diktatorit te vogël,qeë madje u konsiderua edhe një kopje e keqe e Millosheviqit të Maqedonisë. Largimin e detyruar nga kreu i Qeverisë,që për momentin mundohet ta paraqes si gjest moral të tijin, për të mirën e vendit, forcat ekstremiste e nacionaliste maqedonase e konsiderojnë si humbje të madhe për kombin e tyre, pas të cilit vështire se do gjendej një ” lider” tjeter aq specialist per falsifikimin e historisë, që me cdo kusht,dhe me paratë e të gjithë qytetarëve hallexhinj, këtë komb ta nxjerr me rrënjë nga Maqedonasit e vjetër të Lekës së Madh. Ardhja e tij në skenen politike ishte një fatkeqësi që e dëmtoi në thelb vet historinë dhe qytetërimin e kombit të tij sllav, duke mohuar një realitet historik,madje duke ua mbyllur gojën edhe vet shkencëtarëve maqedonas ,nëse mund t’i quajmë të këtillë,gjë që u dëshmua edhe me Enciklopedine fallco të Akademisë së shkencave maqedonase, kur realitetin historik e zëvendësoi me aventurën politike, duke mohuar tërësisht historinë e shqiptarëve autoktonë në trojet e veta. Ky Don Kishot,që politikën e konsideroi vetëm si aventurë për ta promovuar veten si njeri që do e ndryshojë botën,gjithsesi nuk do ishte aq i suksesshem pa Sanço Pançon e vet besnik , i cili e përkrahu ne cdo betejë shefin e vet,madje edhe në luftën me mullinjtë e erës, duke e harruar tërësisht misionin që kishte dhe vullnetin e votuesve shqiptarë. Nëse për shumicën e maqedonasve, shkuarja e ketij ”lideri historik”,do hap një faqe të re të historisë së kombit me shpresë për të ardhmen e tyre,shtrohet pyetja,se a do vazhdojnë shqiptaret të jetojnë edhe mëtutje me shpresa te thyera, kur me to do udhëheq edhe për një kohë Sanço Pança i vetmuar dhe tani me njërin krah të thyer !?

vebi