Kriza politike po u hap debate delikate edhe të ligëve si puna e Hadi Osmanit, për t’u dukur nga terri që e ka zënë. Nuk është i vetëdijshëm se po bie brenda humbëtirës së zakonshme të llojit të vet. Qasja e tij ofenduese ndaj z. Ziadin Sela tregon që të voglit i pengojnë çështjet madhore, dhe kapen pas hollësive që nuk janë për to. Pra, kapen për një send që nuk ekziston. Hadi Osmani duhet të jetë një marionetë e siluetave të panjohura që i shkreti pak arrin t’i diktojë. Lëvizja për Reforma PDSH ka emër të guximshëm dhe mjaft thelbësor, që aq më pak një Hadi Osmani të mund t’i lejohet t’i fus hundët sesi është e vërteta e emërtimit të partisë. Ai le të merret me emërtimet e emrit të tij, dhe shpifjet e llojit të tij që janë veçse një bezdisje dhe humbje kohe. Andaj, është koha që të vegjëlve dhe të ligëve si lloji i tij të merren për seriozisht, aq më pak të kthehen në qendër të vëmendjes kur ai është kapur nga vetë lloji dhe emri i tij. Së fundmi, monologut të tij u përgjigjemi me një dozë shmangieje pasi është larg çdo realiteti. I tillë mbetet ai si një endacak facebook që askush nuk kthen sytë nga soji i ti

©fol.mk