Procesi gjyqësor për Lagjen e Trimave nuk filloi edhe sot edhe pas shtyrjes së tri seancave me radhë.

Në Gjykatën Supreme nuk u lejua që të hyjnë avokatët dhe të dyshuarit e këtij rasti.

Paraprakisht aty arritën të hyjnë vetëm prokurorët që hynë aty përmes korridoreve të Gjykatës Themelore. Gjykimi është shtyer për 6 qershor.