Skandali që ndodhi para ca muajve në një debat në Tv 21 ku përfaqsuesi i BDI -së , njëherit zëvendës drejtor i ELEM,  Fatmir Limani kur po fliste për të burgosurit e rastit të 9 majit (Lagjës së Trimave ) si ish pjestarë të UÇK -së , Fatmir Limani i quan terroristë dhe persona që duhet dënuar.

Ky skandal dhe qasja e BDI ndaj ish ushtarëve të UÇK së , ku shumica e ushtarëve janë lënë në harresë, ka bërë që zyrtarët e BDI -së e sidomos ata që tentojnë të manipulojnë nëpër përvjetore dhe homazhe të dëshmorëve duke vendosur lule mbi varret e tyre dhe duke recituar poezi e fjalë të mëdha ndërsa në realitet asgjë nuk kanë bërë për dëshmorët dhe familjet e tyre dhe këto veprime kanë bërë që këta persona mos të lejohen të hyjnë në vendet ku u zhvilluan betejat e luftës në vitin 2001.

Një rast ti tillë ka ndodhur sot në komunën e Haraçinës ku do të mbahen homazhe te varrezat e dëshmorëve , banorët e Haraçinës kanë vendosur një letër me shkrimin ” Stop Fatmir Limani ” e që do të thotë se Fatmir Limani dhe BDI nuk kanë vend në Haraçinë .

Të rikujtojmë se porosi të tilla kishte edhe me datën 2 maj në fshatin Sllupçan ku në tabelen në hyrje të fshatit ishte vendosur një letër me shkrimin Ndalohet hyrja e tradhëtarëve – Ali Ahmeti , dhe si duket kjo porosi ishte shkaku që ALI Ahmeti nuk ishte në Sllupçan më 2 maj në përvjetorin e shpalljes zonë e lirë të Karadakut .

13348681_1020200258035389_2014909683_n 13330342_1020200351368713_1483953500_n 13330308_1020200264702055_755466712_n - Copy