Ish zv/kryeministri Imer Selmani në një intervistë që u zhvillua në kuadër të projektit “Dhimbjet fëmijërore të demokracisë”, që realizohet nga organizata joqeveritare AGTIS, dhe që transmetohet në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, ka theksuar se pranon të jetë kandidat për President në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ai thotë se Maqedonisë nuk i duhet një president ashtu siç e kemi tani, por i duhet një president i cili të ndryshmen e Maqedonisë të mundohet ta bëj një. Selmani shpreson që asnjëherë Maqedonia të mos ketë një President sikur Gjorge Ivanov.

“Unë nga gjithë funksionet e mundshme në Republikën e Maqedonisë nuk kam qenë vetëm kryeministër dhe kryetar shteti. Kam provuar me kandidaturën e 2009 edhe për President shteti, kam marrur mjaftë vota, jam falemnderues sot dhe gjithmonë për përkrahjen që më kanë dhënë votuesit edhe shqiptarë edhe maqedonas. Një gjë të tillë ndoshta në rrethana të caktuara dhe në një ambient pozitiv ndoshta edhe kisha pranuar përshkak se vlersoj se e ardhmja e Maqedonisë është dhe duhet të jetë me një President jo sikur ky që e kemi tani por me një president i cili duhet të ndryshmen e Maqedonisë ta bëj një. Veçoritë të cilat ne i kemi si popull si besim si kulturë si traditë, të mundohet ti unifikoj dhe atë ta bëjmë përparësi e jo mangësi.Kemi një president që në mënyrë artificiale mundohet ta ndaj shtetin në pjesë të cilët e dëmtojnë procesin e brendshm dhe të jashtëm dhe shpresoj të mos kemi asnjëherë kësi president. Në pyetjen konkrete, ndoshta do kisha menduar në rrethana të caktuara”, ka deklaruar ish zv/kryeministri, Imer Selmani.

Ndryshe, Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në paraqitjen e tij të fundit në emisionin “Click Plus” tha se ekziston një kandidat për President konsensual, por që i pari i BDi-së nuk deshi të precizon se për cilin kandidat bëhet fjalë.