Në burgun e Idrizovës në Shkup ka ndodhur një incident i përgjakshëm mes dy vëllezërve binjak, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç njofton MPB-ja, 34-vjeçari F.A. e ka therrë me thikë vëllain e tij binjak O.A. deri sa ka qenë në ambulantën e burgut. Ai e ka therrë në bark dhe në krahun e djathtë. I lënduari është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”. MPB është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.