Para pak çastesh ka ndodhur një incident ndërmjet dy të rinjëvë të përkatësisë shqiptare dhe maqedone në qendër të Tetovës, afër Restorant Arbit.

Sipas një dëshmitari nga vendi gjarjes mësohet se motivet nuk janë politike dhe se   incidenti ka ndodhur pas një zënke ndërmjet dy të rinjëve për arsye të ulta, ku njëri pŕej pjesëmarrësve në incidentin  përgjakshëm , bashkë me vëllaun ka sulmuar të riun e përkatësisë shqiptare i cili sipas po të njëjtit  burim nga vendgjarrja në vetëmbrojtje ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në stomak njërin prej vëllezërve që sulmuan të riun.

Mësohet se i riu i goditur me thikë është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjithçka ka filluar shkaku i një sms porosie që njëri prej të involvuarve i ka dërguar një të afërmeje të viktimës dhe thuhet se  ky ka qenë edhe shkaku i incidentit.

Në vendgjarje ka arritur edhe policia dhe për momentin është duke siguruar vendin e ngjarjes bashkë me organet e hetuesisë dhe së shpejti  pritet edhe  zbardhja e plotë e rastit./fol.mk

©fol.mk