Një simpatizante e Partisë Demokratike në Divjakë akuzon për dhunim shefin e komisariatit Altin Shehu.

Elsa Bita ishte duke filmuar një aktivitet të kandidatit të PS, Erion Brace për të cilin PD e Divjakës pretendon se po organizohej me punonjës të administratës në ditën e heshtjes zgjedhore.

E shtruar në spitalin e Lushnjes, me fraktura në gju e krahë, Bita tregon se në përpjekje për t i marrë telefonin e ka dhunuar shefi i komisariatit.

Kreu i PD në Lushnjë i bën thirrje SPAK ta hetojë këtë ngjarje