India shënoi rekord botëror, kështu duke nisur me sukses 104 satelitë e duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 37 satelitëve të lëshuara nga Rusia në vitin 2014.
 

Kjo nisje u bë nga qendra hapësinore Sriharikota në Indinë lindore, madje thuhet se kjo është shenjë që India po shfaqet si lojtari më i madh në fushën hapësinore.

“Ky është një moment shumë i madh për secilin prej nesh. Sot ne kemi shënuar histori”, tha drejtoi i këtij projekti B Jayakumar.

Në mëngjesin e sotëm, fraza “Rekord Botëror”, ka qenë e përhapur edhe si trend në Twitter.

Nga këta 104 satelitë, 96 prej tyre i përkasin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Izraeli, Kazakistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicra dhe Holanda janë pjesëmarrëset tjera.

Shumica e tyre i përkasin një kompanie amerikane e cila quhet Planet.

A handout photo made available by the Indian Space Research Organization (ISRO) on 15 February 2017 shows the fully integrated PSLV-C37 seen with a Mobile Service Tower at the Satish Dhawan Space Centre in Sriharikota, Andhra Pradesh, India, 13 February 2017