Celuliti është kthyer në një problem shumë serioz veçanërisht tek femrat. Por nëse do të dimë se si të ushqehemi edhe mund ta parandalojmë atë. Nje dietë e mirë ushqimore me fibra dhe kaloritë e duhura, ul rrezikun e celulitit në trupin tuaj.

Agrumet

Vitamina C nuk duhet të mungojë në ushqimet tuaja dhe agrumet janë ato që përmbajnë më shumë vitaminë C. Veçanërisht qitroja e cila forcon muret e enëve të gjakut, duke lejuar qarkullimin më të mirë të tij.

Mishi i bardhë

Proteinat në mishin e bardhë janë më efektive për rritjen optimale dhe rigjenerimin e indeve muskulore.

Peshku

Peshku dhe të gjitha frutat e detit përmbajnë acidet yndyrore, duke përfshirë të famshmen Omega – 3.

Maja e birrës

Majaja e birrës është e pasur me kalium, i cili është shumë i këshillueshëm për celulitin.

Çaji jeshil

Cilido të jetë qëllimi juaj, (për të humbur në peshë, për të eleminuar celulitin, apo thjesht për të qëndruar në formë), mirë është të hidratoheni dhe të pini sa më shumë çaj jeshil.

Preshët

Por edhe perimet në përgjithësi, janë të pasura. Preshët ashtu sikurse orizi, rrit volumin e saj në stomak dhe redukton formimin e celulitit që në fillimet e tij.

Frutat e kuqe

Janë të këshillueshme sepse përveçse përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe rritjen e kolagjenit, janë gjithashtu shumë të mira edhe për rigjenerimin e qelizave në trupin tonë.