Agjencia për ushqim dhe veterinari me moton ‘Bëhu heroi i tij’ sot do ta mbajë orën e parë edukative me nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore ‘Gjorgjia Pulevski’ në Shkup.

 

AUV me këtë do ta fillojë realizimin e fazës së dytë të fushatës rajonale të Organizatë botërore për mbrojtje shëndetësore të kafshëve-OIE për ngritje të ndërgjegjes publike për pronësi përgjegjëse, si një nga bazat për kontroll të qenve endacaktë, njofton AIM.

Bëhet fjalë për fushatë e cila së bashku me shtetet fqinje Kosovë, Shqipëri, Serbi, Bullgari, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e ka filluar në maj të 2016. /Telegrafi/