Qeveria sot do ta mbajë seancën e 22-të në të cilën do të shqyrtohen informacioni në Qendrën për menaxhim me kriza, për aktivitetet lidhur me gjendjen me krizën e një pjese të territorit të Republikës së Maqedonisë, për periudhën prej kur është sjellë masa deri sot, si dhe informacioni i Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rekomandimet e Komisionit për parandalimin e pasojave të valëve të nxehta.
Siç njoftojnë prej pres shërbimit qeveritar, anëtarët e Qeverisë në seancën e sotme do t’i shqyrtojnë edhe raportet për punën e Këshillit buxhetor gjyqësor dhe për realizimin e buxhetit gjyqësor për vitin 2016 si dhe raportin vjetor për menaxhim me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, me propozimin e Ministrisë së Financave.
Si propozim i Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme të Qeverisë do të gjendet edhe informacioni lidhur me formimin e grupeve të punës për përgatitjen e projekt-tekstit të ligjit të ri për energjetikë.
Në seancën e sotme do të shqyrtohen edhe disa çështje të kuadrit, si dhe më shumë informacione të tjera me interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.