Mbrëmë në derbin mes Manchester United dhe Real Madrit në Arenën në Shkup para se të fillojë loja janë shfaqur katër shoqëri kulturore maqedonase që kanë dhënë spektakël për tifozët, ndërkohë që në këtë eveniment nuk kanë qenë të ftuar asnjë shoqëri kulturore shqiptare, e me këtë rast ka reaguar edhe Fadil Zeneli kryetari i shoqërisë kulturore në Shkup, ‘Emin Duraku’ i cili pyet se ku ka qenë problemi që nukjanë ftuar aspak të marin pjesë në këtë eveniment derisa në anën tjetër ato si shoqëri kudo që shkojnë prezantohen se janë nga Maqedonia.

“Unë si kryetar i një prej ansambleve më të vjetra dhe më të mira në Maqedoni me shumë dëshprim po pyes, para se të fillojë derbi i lojës mbajtën shfaqje katër ansamble maqedonase dhe asnjë shqiptare, pse nuk kishim ftesë të jemi pjesë e përbashkët e programit dhe të tregojmë se po ndërtojmë jetë multietnike në vend. Ne si ansamble kudo që shkojmë e përfaqësojmë Maqedoninë me flamur, emër e mbiemër dhe gjithë ato që duhet si shtet, ndërsa ju mbrëmë na keni diskriminuar, të mbani me shëndet”, shkruan në reagimin e tij Zeneli.