Në edicionin e djeshëm të Inside u trajtua autizmi si çrregullim neurobiologjik te trurit që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprimi shoqëror dhe sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash Mjeksia deri në ditët e sotme nuk e di shkaktarin e autimzit, përkundër perpjekjeve të mëdha që po bëhen posaqërisht në SHBA. Prandaj kur flasim për shkaqet e autizmit kemi të bëjmë vetëm me hipoteza të cilat nuk janë të vërtetuara, por të cilat kanë një bazë shkencore. .

Por te kthehemi ne realitetin tone ne Maqedoni,Sa jane te vetedijshem prinderit e femijeve te prekur nga ky çrregullim se si duhet trajtuar keta femije, sa ju ofrohet asistence shtese ne shkolla publike femijeve te prekur nga autizmi cilat jane simptomat e para ate ketij crregullimi, Cili eshte trajtimi dhe llojet e autizmit.

Cili është gabimi më i shpeshtë dhe më i pare që mund të bëjë prindi i një fëmije autist? Të refuzojë realitetin! Por duhet të dini se të refuzosh faktin, vetëm e dëmton fëmijën. Të pranosh se ai ka një problem, të orienton të gjesh mënyrën e duhur për ta ndihmuar. Së dyti, sa më herët të kapet sëmundja e të nisë trajtimi, aq më mirë është. Ndryshoni këndvështrimin ndaj fëmijëve me autizëm. Mos i cilësoni si “të sëmurë që duhen shëruar”, por si njerëz të veçantë, me një gjuhë komunikimi ndryshe nga jona.

Ne lidhje me autizmin si crregullim neurobiologjik kemi biseduar me profesorin Bujar Hoxha i cili eshte professor i shkencave te komunikimit, si dhe me Siendrra Mehmetin e cila punon ne nje shoqate me femijet mbi nevoja te vecanta.