Grupi punues nga Ministria e Drejtësisë sot shqyrton sistemin AKMIS për shpërndarjen elektronike të lëndëve gjyqësore në Gjykatën e Apelit Shkup, përcjell Fol.

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saljii, javën e kaluar deklaroi se inspektimi në sistemin AKMIS prej tani e mëtej do të jetë praktikë në të gjitha gjykatat në vend.

Grupi punues, siç tha, ka kryer kontroll të funksionimit të sistemit AKMIS në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ndërsa do të zbatojë inspektim edhe në punën e sistemit në të Gjykatës së Apelit Shkup, që pjesa e parë e inspektimit të përfundojë me Gjykatën Supreme.

“Kur do ta kem raportin e sublimuar të Grupit punues nga inspektimi në të tri gjykatat tërësisht do ta publikojmë para opinionit” , tha ministri i Drejtësisë. /Fol/