Mbi 800 persona në Maqedoni nuk kanë të siguruar asnjë dokument identifikimi ose nënshtetësi. Në publikimin e raportit trevjeçar të përgatitur nga UNHCR thuhet se kjo organizatë deri tani ka arritur të zgjidhin problemin e 300 personave, ndërsa për shumë të tjerë procedura është në vijim. Mes tyre, pa nënshtetësi është edhe Ajnur Demir i cili thotë se vite me radhë kërkon të drejtën e shtetësisë.

“Ka shumë vite që jam pa dokumente, problemi është se nuk mund ta marr letërnjoftimin dhe nënshtetësinë. Kur shkoj të aplikoj për nënshtetësi më kërkojnë letërnjoftimin, të dëshmojnë nga jam. Unë ua jap certifikatën e ata më thonë duhet letërnjoftimi. Ne jemi pa dokumente dhe mendoj se përmes kësaj fushatë do të siguroj dokumentet”, deklaroi qytetari Ajnur Demir, pa shtetësi.

“Ne para tre vjetësh kemi bërë një hulumtim të caktuar me të cilën arritëm të identifikojmë 800 persona të cilët janë në gjendje të tillë, që kanë problem të dëshmojnë identitetin dhe të sigurojnë dokumentet e tyre. Deri tani kemi arritur të zgjidhim rreth 300 prej 800 rasteve. Supozoj se ka 350-400 raste të pa zgjidhura, këtu është shumë me rëndësi të kemi fushatë thelbësore për rritjen e ndërgjegjes publike që njerëzit të kërkojnë ndihmë”, deklaroi Dag Sigurdson, UNHCR.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovksa tha se nuk dihet numri i saktë i personave fantom. Ajo tha se me ndryshimet në ligjin për evidencë amë do të nis edhe zgjidhja e këtij problemi.

“Bashkë me institucionet tjera do të japim maksimunim që sa më shpejt të kemi plan se cilat ligje duhet të ndryshohen, ndërsa më e rëndësishmja është se duhet të kemi regjistër të këtyre qytetarëve në Maqedoni, prandaj edhe nuk kemi numër të saktë të tyre- deklaroi”, Mila Carevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, diskriminimi në bazë të përkatësisë etnike, racës, fesë ose gjuhës është një shkak i mungesës së shtetësisë. Mbi 75 % e popullsive pa shtetësi në botë u takojnë grupeve pakicë.

“Kopjimi i kësaj përmbajtje