Instituti për hulumtime strategjike “Pavel Shatev” që shërben partinë amë VMRO-DPMNE me analiza sociologjike dhe politike ka publikuar preferencat ndaj partive politike shqiptare. 

Sipas “Pavel Shatev” BDI-së i është rritur rejtingu nga 4.5% në 5.1 %, ndërsa dhe PDSH-së i është rritur rrejtingu nga 1.4% në 2.7%. Edhe pse nuk dihet përse brenda 3 ditëve iu rrit rejtingu BDI-së dhe PDSH-së, megjithatë këto janë rezultatet nga anketa e fundit e këtij Institutit.

Kjo anketë është realizuar në periudhën prej 26 deri 29 Shtator, përmes lidhjes telefonike në të cilën janë përfshirë 1260 qytetar.