Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe shoqëria civile protestoi paqësisht përpara Kryeministrisë, ku iu kërkua qeverisë shqiptare ta rikthejë ligjin për importin e mbetjeve. Për 60 minuta, protestuesit lëshuan thirrjet e tyre për Qeverinë dhe deputetët.

Simboli i protestës ishin qese me plehra dhe kartonë të kuq që protestuesit mbanin në duar, në shenjë kundërshtimi ndaj ligjit të kaluar në Kuvend për importin e mbetjeve.

Protesta nisi simbolikisht nga Monumenti i Pavarësisë tek Parkun Rinia për të përfunduar përpara dyerve të Presidencës, me thirrjen drejtuar kreut të shtetit për të mos lejuar kalimin e ligjit.

494 punonjës policie mbikqyrën marshimin, duke rrethuar Kryeministrinë, ndërsa një kordon me police femra qëndronte përpara protestuesve.

Protestuesit paralajmëruan se kjo nuk do të jetë protesta e vetme./TCH