Këtë e tregojnë rezultatet e Raportit për monitorim të cilin e realizoi Instituti për demokraci për periudhën nga janari deri në qershor të vitit 2021. Monitorimi është fokusuar në diskutimet që kanë të bëjnë me pikat e rendit ditor të Kuvendit të cilat bëjnë pjesë në fushat e sundimit të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe demokraci.

Cilësia e debatit në Kuvend, pavarësisht nivelit të përmirësuar të argumentimit, sërish nuk e fiton vlerësimin minimal të duhur për t’u emërtuar si debat. Në vlerësimin e cilësisë së debatit më së shumti kontribuojnë shkalla e arsyetimit, përgjegjësisë dhe forcës së argumentit më të mirë, me atë që kjo periudhë shënon nivel të njëjtë ose përkeqësim në përgjegjësinë dhe forcën e argumentit më të mirë. Kryesisht, cilësia e debatit, sikur edhe në periudhën e kaluar, është në nivel të ulët, me hapësirë të madhe për përmirësim.

Këtë e tregojnë rezultatet e Raportit për monitorim të cilin e realizoi Instituti për demokraci për periudhën nga janari deri në qershor 2021. Monitorimi është i fokusuar në diskutimet që kanë të bëjnë me pikat nga rendi i ditës të Kuvendit të cilat bëjnë pjesë në fushat e sundimit të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe demokraci.
“Raporti për këtë periudhë tregon nivel relativisht të ulët të cilësisë së debatit në Kuvend gjatë dy viteve të fundit dhe e konfirmon konkluzionin që ekziston hapësirë për përmirësim të konsiderueshëm”, thonë nga Instituti.

Vlerësimi mesatar i cilësisë së debatit në Kuvend në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2021 është 5,6, në shkallën nga 1-më vlera më e ulët deri 10- më e larta, që krahasuar me periudhën paraprake të monitorimit (gusht – dhjetor 2020, në 5,5), shënon përmirësim të vogël në nivelin e argumentimit.

Opozita më aktive

Më aktiv me inkuadrim në diskutimet kanë qenë deputetët e opozitës, të cilët kanë marrë pjesë në 63 përqind të diskutimeve të monitoruara, ndërsa deputetët e pushtetit kanë marrë pjesë në 37 përqind. Më së shpeshti për fjalë janë paraqitur dhe më së gjati në foltore kanë diskutuar deputetët Panço Minov dhe Gordana Siljanovska Davkova.