Mbi 300 persona në izolim në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Kumanovë, 18 gusht 2021 (MIA) – Sipas të dhënave të SPB Kumanovë, në izolim në rajonin e komunave të Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të Vjetër gjithsej ka 300 persona, kumtuan sot autoritetet kompetente. Prej tyre në rajonin e Kumanovës në izolim gjithsej ka 242 persona, prej të cilëve 209 janë pozitivë, ndërsa 33 janë kontakte.

SPB Kumanovë informoi se në komunën e Likovës në izolim janë gjithsej 68 persona, prej të cilëve 60 janë pozitivë, ndërsa tetë janë kontakte. Në Nagoriçan të Vjetër janë evidentuar dy persona pozitivë.

“Të gjithë personat rregullisht kontrollohen nga ana e SPB Kumanovë – informojnë nga policia.