Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në një takim informal në qytetin e Durrësit. ABC News mësoi se ky takim do të zhvillohet më 26 gusht dhe përveç krerëve të qeverive rajonale, do marrin gjithashtu pjesë Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn si dhe kreu i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Siril Miler. Mësohet gjithashtu se ky takim do t’i dedikohet bashkëpunimit rajonal, në kuadër të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.