Vetëm një shqiptar ka fituar bursën “Boris Trajkovski” për studime, për ciklin e dytë të programit  MBA në Universitetin Shefild,  për vitin akademik 2017/2018. Bursa kanë fituar 20 kandidatë.

Në konkurs gjithsej kanë konkuruar 68 kandidat dhe për ta pastaj ka vijuar procedura e selektimit dhe vlerësimit të kritereve që janë kërkuar, bashkangjitur edhe dokumentacionin. Në fund është bërë rangimi nga ana e përfaqëuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Kabinetit të Presidentit të RM-së dhe Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Shefild.

Kjo bursë përfshin studime postdiplomike dyvjeçare në Universitetin Shefild, nga Britania e Madhe, Kolegji City, i vendosur në Selanik të Greqisë.

Të pyetur në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se përse fitues i bursës është vetëm një shqiptarë, zëdhënësi Vlladimir Dellov u përgjigj se kandidat konkurent shqiptar kanë qenë vetëm 2 dhe kriteret i ka plotësuar vetëm njëri prej tyre.

VLLADIMIR DELLOV, ZËDHËNËS I MINISTRISË SË ARSIMIT

“Në konkurs janë paraqitur 68 kandidat, prej të cilëve dy kandidat shqiptar dhe pas procedurës për vlersim, është bërë rangimi i kandidatëve. Zgjedhja e kandidatëve është bërë nga Komisioni i përbashkët i përbërë nga një përfaqësues i nënshkruesëve të Protokollit, në pajtueshmëri me kriteret, që janë kërkuar nga Universiteti i Shefildit”.

Kriteret që konkurentët është dashur t’i përmbushin për të fitur këtë bursë ishin: të kenë të mbaruar universitetin akademik, të ciklit të parë, me mesataren e arritur së paku 8:00, të kenë përvojë pune së paku tre vite, të kenë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe të jenë të moshës mbi 24 vjeçare./SHENJA/


bursat by tvshenjaofficial