Sipas medieve italiane, Interi janë të gatshëm për të përgatitur një ofertë prej 70 milionë euro për yllin e Monacos, Kylian Mbappe.

Tuttosport dhe Fox Sports Italia në numrin e saj të ri theksojnë se Nerazzurrët janë të gatshëm për goditur me transferimin e të riut dhe e shohin atë si një partner ideal sulmi për kapitenin Mauro Icardi.

Gazeta me bazë në Torino këmbëngul se kontakti tashmë është bërë me drejtorët e Monacos që kanë filluar negociatat.