Aktorja turke Nurgul Yesilcay, të cilën e njohim të gjithë si Gylseren e “Fate të Kryqëzuara” ka realizuar një set të ri fotografik për një fushatë marketingu.

Duke pozuar për markën e njohur ‘PASTEL’, aktorja ka lënë gojëhapur me look-un e ri. Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale njërën prej pozave ku duket me kokën e rruar.

Flokët e saj të gjatë e të bukur janë zhdukur. Fare pa grim e pa flokë, por me lëkurë të bronztë, kjo është pamja e re e artistes 41-vjecare. Si ju duket?