Interi mbresëlënës, por në finale shkon Juve

ljaj

Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë pas triumfit me penalti kundër Interit në Giuseppe Meazza.

Bardhezinjtë kishin fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë në Torino, mirëpo zikaltrit bënë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë duke ia dalë të shënonin tre gola, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime dhe pastaj penaltitë vendosën.

Duke pasur parasysh rezultatin nga ndeshja e parë, Nerazzurrët bënë një lojë fantastike në pjesën e parë, në të cilën shënuan vetëm një gol.

Medel rrëmbeu një top nga lojtarët kundërshtarë dhe asistoi te Marcelo Brozovic, i cili goditi për ta zhbllokuar rezultatin (16’).

ljaj

Një nga shanset më të mira në 45 minutat e para e pati edhe Ljajic, i cili e goditi shtyllën.

Dominimi i ziklatërve vazhdoi edhe në gjysmën e dytë dhe pas angazhimit të Eder, Ivan Perisic e shënoi golin e dytë (49’).

perisic

Presioni i vendasve vazhdoi dhe Rugani shkaktoi penalti. Marcelo Brozovic u tregua i saktë nga pika e bardhë për golin e tretë (82’) duke e barazuar kështu rezultatin me atë të ndeshjes së parë.

Sa u përket shanseve të bardhezinjve, në këtë pjesëlojë, Simone Zaza e goditi shtyllën.

Rezultati 3-0 (i përgjithshëm 3-3) bëri që skuadrat të shkonin në vazhdime për ta vendosur finalistin. Zonja e Vjetër u konsolidua më mirë dhe filloi të rrezikonte duke mos qenë aq inferiore sikur gjatë kohës së rregullt, mirëpo përkundër rasteve, nuk pati gola.

Pas ekzekutimit të penaltive më të saktë u treguan futbollistët e Juventusit, ashtu që në finalen e 21 majit në Stadio Olimpico do të ndeshen me Milanin.

Në këtë supersfidë u angazhua edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, të cilit madje iu besua edhe njëra prej penaltive dhe ai ishte i saktë. /Telegrafi/