Lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, në një status të tij në fejsbuk ka treguar se si mund të largohet kryqi i vendosur në Butel të Shkupit.

Sipas Selës forma më e thjeshtë për të ndalur partizimin dhe keqpërdorimin e simboleve fetare është :

1. Ali Ahmeti i bën një telefonatë Menduh Thaçit.
2. Të dy këto bashkë e thërrasin Zoran Zaevin.
3. Shkojnë në parlament bashkë me deputetët e tyre dhe bëjnë shumicë të re parlamentare.
4. Zgjedhin qeveri të re pa VMRO brenda.
5. Gjykatat marrin frymë më lirshëm.
6. Pero Latinovski e shumë të tjerë si ky, marin padi penale për keqpërdorim detyre.
7. Bie vendimi i këshillit të Butelit për shkak se është antikushtetues.
8. Kryqi nuk bëhet
.

Kjo është forma, të tjerat janë dyftyrësi dhe hipokrizi e BDI-së, shkruan Sela.

©Fol.mk