iPhone 7 deri më tani është përfolur se do të vijë me një dizajn të ngjashëm me atë të iPhone 6S.

Modeli i ardhshëm i telefonit të Apple do të vijë vetëm me përmirësime tjera të pavërejtshme, sikurse procesori i ri Apple A10 dhe iOS 10.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, iPhone i ardhshëm i kompanisë do të vijë me karakteristika të reja pa të cilat, sipas tij, nuk do të mund të jetojmë. “Ne kemi inovacione të mëdha që po vijnë në iPhone 7, dhe kjo do të bëjë që shumë njerëz të ri të kalojnë në iPhone.