Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha ia kthen shpinën ish bashkëpunëtorit të tij Rufi Osmani duke e bërë atë fajtor për përçarjen në RDK. Ai legjitimon kryetarin e shkarkuar të RDK-së, Vesel Memedi dhe indirekt sulmon Lëvizjen Besa si një lëvizje që i shërben sllavizmit.

“Sa të lig mund të janë disa shqipfolësa të cilët tanë ditën flasin shqip dhe betohen në flamur e besa-besën shqiptare dhe pa fije turpi shpërndajnë vrer kundër Shqiptarisë për një interes të tyre që kanë nga qarqet anti-shqiuptare.

Të etiketojnë me UDB apo bashkëpunëtor të politikanëve servil të sllavizmit.

Këto shpifje i bëjnë me të vetmin qëllim që të sulmojnë çdo nismë përparimtare për kombin tonë, pa dyshim këto shkrime i bëjnë favorin sllavizmit.

Vesel Memedi e Ziadin Sela mund të janë të afërm të BDI-së të Ali majmunit sa jam edhe unë i afërt me BDI-DUI e Ali majmunit.

Halë në sy të sllavizmit dhe shqipfolësve është se nuk mund të pranojnë që 2 subjekte politike shqiptare, LR-PDSH dhe RDK të bashkohen dhe të formojnë një Aleancë Shqiptare.

Sulmi i parë u arrit kur bënë përçarjen në RDK e cila ishte alternativa më shpresëdhënëse për shqiptarët e Maqedonisë.

Por, mos të harrojnë shqipfolësat se RDK ka intelektual të ngritur dhe patriot të denjë të cilët do ta kalojnë këtë përçarje dhe Aleanca Shqiptare do të lufton padrejtësitë që po iu bëhen popullit tonë”, shkroi Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha në profilin e tij në Facebook.