Gjendja politike në vend është e padurueshme. Poshtrimi i shqiptarëve ka mbërri kulmin. Protesta është detyrë e të gjithë shqiptarëve nën FYROM. Me protestën e datës 22 prill 2016, Shqiptarët do të dëshmojnë se janë pjesë e civilizimit europian. Shoqata e të Burgosurve dhe e të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë e përkrah protestën të cilës i prin një parti politike, sikurse që e përkrahi edhe protestën e madhe të vitit të kaluar të organizuar nga një parti tjetër politike. Ne në të ardhmen do të perkrahim vetëm protesta ku do të jetë bashkë i gjithë blloku opozitar.
Protestën duhet ta përkrahin të gjithë shqiptarët, pasi nuk ka familje shqiptare që nuk ka pasur të burgosur dhe të persekutuar politikë.