Ish-kryetari i Unionit të Studentëve të UT-së, Shaban Arsllani është rreshtuar me Aleancën për Shqiptarët, mëson INA. Ai tanimë është aktiv në radhët e kësaj partie, ndërsa me zyrtarizimin e listës për këshilltar, ai do të jetë pjesë e saj.Arsllani është njëri nga kryetarët e unionit që gati pesë vite mbajti karrigën e të parit të studentëve në Universitetin e Tetovës.