Deputeti i Nismës për Kosovëën, Milaim Zeka e ka mohuar se aktualisht është arritur një marrëveshje ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së.

Por ai ka thënë se ëështë e vërtetë që një marrëveshje e tillë së shpejti do të arrihet, transmeton lajmi.net

“Qe ka bisedime me AKR-ni, dhe jo vetem, kjo eshte e vertete. Qe nuk ka asnje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Qe do arrihet shpejte nje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete”, ka shkruar Zeka në facebook.

Ai ka kërkuar nga gazetarët që ta kursejnë publikun nga lajmet që nuk janë të vërteta.

Lexo postimin e plotë:

Te pakten gazetaret me i kursy publikun

Qe ka bisedime me AKR-ni, dhe jo vetem, kjo eshte e vertete. Qe nuk ka asnje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Qe do arrihet shpejte nje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Ama, lajmi i transmetuar sonte nga RTK-ja, se gjoja “eshte arritur nje marreveshje” bash eshte rrene e kulluar. Se kush nga PAN-i e ka shitur kete rrene, eshte pergjegjesi e kryeredaktorit te lajmeve qe ta zbuloje. Nese mediumi publik do ta kishte marreveshjen e nenshkruar ne mes PAN-it dhe AKR-se, sigurisht qe do ta botonte.
Ndonje politikani shaklaman, qe Ballkani eshte i stermbushur me ta, gatuan dezinformata, eshte deri dikund e pranueshme nga publiku, ama kur gazetaret behen viktime e ketyre rrenave, eshte keq edhe per vet ata, edhe per publikun!
Neser mbase do te kemi lajme-lajme, ama jo marreveshje…