Ish kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti në emisionin “E diela me ne”, të gazetares Ermira Selami në Televizionin Koha ka deklaruar se nuk do të kandidoj për kryetarë komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, e as si kandidat për deputet në zgjedhjet e parakoshme parlamentare.

Përndryshe Sadi Bexheti ishte kryetar i komunës së Tetovës nga viti 2009 deri në vitin 2013 si kuadër i Partisë Demokratike Shqiptare, ai përgënjeshtroi informacionet e dalura në disa portale për kinse kandidimin e tij të sërishëm për kryetarë komune në zgjedhjet e adhshme lokale që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Intervistën e plotë të zotëri Sadi Bexhetit do të keni mundësi që ta ndiqni nesër në orën 19.30 në Televizionin Koha.