Rinia e Lëvizjes për Reforma – PDSH kohët e fundit po kthehet fuqishëm në konsolidimin e radhëve të saj, duke u kthyer tashmë në frikë dhe tremb  partinë shqiptare në pushtet.Fakti që BDI dhe lideri i tyre  kan  humbur përkrahjen në çdo vendbanim me shqiptarë tani më është e njohur por sonte ”Komandanti” morri goditjen pikërisht në Kërçovën e tij.Kërçovarët sonte dëshmuan se populli ka nevojë për ndryshime dhe se ndryshimet vijne duke dhënë goditjen atyre që tani më 14 vite goditën popullin e vet.Në një sallë të tejmbushur sonte kuvendi i Rinisë së LR-PDSH-së në Kërçovë është duke thyer të gjithë bastionin e hekurt të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Kthimi i rinisë në një rigrupim që premton kthesë të re në politikën e vendit, kjo lëvizje e gjeneratës së re me plotë guxim dëshirojnë t’ia kthejnë nderin dhe dinjitetin Kërçovës, që tashmë rinia të ketë një riorganizim të ri dhe një motiv tjetër për të çuar proceset politike përpara. Masoviteti i rinisë në qytetin e Kërçovës, po e thyen mitin dhe bastionin e fortë të Ali Ahmetit, dhe kështu rënimi i politikave të këtij pushteti dalëngadalë po zëvendësohet me shpresë për  rininë e cila kërkon ndryshimin dhe barabarësi.

krcova-10ag1ag-3ag-2 ziadin-krcovekrcove-1kercova-20krcova-9krcova6krcove-1krcov-3kercova-18krcovakrcova-8