ISIS merr përgjegjësinë për vrasjen e 8 personave në një kishë të Pakistanit Pëlqej0

Zyrtarët pakistanezë thonë se së paku 8 persona janë vrarë dhe afro 30 të tjerë janë plagosur, nga sulmi vetëvrasës në një kishë metodiste në qytetin Kueta, në jugperëndim të Pakistanit.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë pëgjegjësinë për sulmin e sotëm nëpërmjet agjencisë së lajmeve, Amaq.

Një zyrtar i lartë në provincën e Baloçistanit tha se sulmin e kishin kryer dy militantë.

Ky zyrtar tha se së pari njëri prej militantëve e aktivizoi jelekun vetëvrasës në trupin e tij në hyrje të kishës, ku ishin afro 400 meshkuj, femra dhe fëmijë, të cilit kishin ardhur për të marrë pjesë në meshën e së dielës, para festës së Krishtlindjeve.

Sulmuesi tjetër nuk arriti ta aktivizojë eksplozivin pasi u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet kryesore të qytetit Kueta.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Pakistanit, Mohammed Faisal, në një mesazh në rrjetin Tëitter, ka porositur se “vendosmëria e Pakistanit kundër teerrorizmit nuk mund të zmbrapset nga këto akte qyqare”.

Të krishterët përbëjnë 1.6% të popullatës prej 200 milionë banorëve kryesisht të Pakistanit, shtetit me një përqindje popullate myslimane nga më të mëdhatë në botë.