Letër e hapur për të gjithë ata që dolën në mbrojtje të Partisë…

Nga Shpëtim POLLOZHANI /

Do ti kisha pyetur të gjithë këta jaranë të pites ku ishin ata kur u suall ligji për përdorimin e flamurit tone kombëtar, me të cilin ligj simboli i jonë kombëtar duhej të jetë për një të tretën më i vogël se flamuri popullit të zgjedhur, mundeni të lexoni edhe të shpifur.

Ku ishin ata kur torturoheshin dhe maltretoheshin deri në vdekje të burgosurit politikë shqiptarë të akuzuar për terrorizëm ( mereni me mend, gjatë të gjithë dhunës kundër shqiptarëve partia në pushtet e ka pasur Ministrin e Drejtësisë shqiptar ??!!).

Ku ishin ata kur u montua dhe u dënuan njerëz të cilëve muk iu dëshmua fajësia, për arsye se nuk u zbulua as motive i krimit dhe as arma e krimit, por viktimat u dënuan në bazë të dëshmive të dëshitarëve të mbrojtur, të cilët një pushtet diktatorial i gjen një mijë për një orë.

Ku ishin ata jaranë të pites të ngrejnë zërin për torturat që iu bëheshin banorëve të Lagjës Nerez dhe Radishan në shkup.

Ku ishin të reagojnë kur rriheshin dhe keqpërdoreshin nxënësit shqiptarë nëpër autobusët urbane të Shkupit.

Ku ishin të reagojnë që përdorimi i gjuhës shqipe është në nivelin, të cilin e garantonte Kushtetuta e vitit 1974. Përse nuk reagojnë kur nuk shohin asnjë flamur shquptar nëpër institucionet që janë nën kompetencat e pushtetit shqiptar. Le ta ngrejnë kokën lartë kur e kalojnë kufirin dhe të shohin se aty nuk është flamuru shqiptar.

Përse nuk reagojnë këta jaranë të pites që Ligji për çdëmtimin e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, që nga viti 2005 qëndron në sirtarët e partisë erotiko-seksuale, as nuk tentuan ta nxjerin për diskutim në Komisionin përkatës, në ate për Sistem Politik, në një kohë kur të gjithë shtetet e ish bllokut socialist, përveç Rusisë e kanë zgjidhur këtë çështje.

Ku ishin miqtë e partisë e seksualo erotike, kur ajo e zbriti në 42% cenzusin për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, dhe me këtë shqiptarët u eliminuan si faktor për zgjedhjen e të njëjtit (këtë veprim-vetëeliminim nuk e ka bërë asnjë parti në botë përveç asaj që punon me gjysmën e trurit).

Ku ishin ata të reagojnë për terrorin e pushtetarëve në Kumanovë, kur seksualo-erotikët disa here kanë deklaruar se  kanë njohur shumicën e luftëtarëve të grupit të Kumanovës. Përse nuk I  penguan ose nuk i ç’bindën, duke e ditur se ata janë futur në kurth, janë future në një rrugë që nuk ka asnjë dalje (Lagja e Trimave ka vetëm një hyrje-dalje, një çetë ushtarako policore mundet pa asnjë problem ta bllokojë ate lagjë për të mos hyrë dhe dale asgjë e gjallë).

Ku ishin ata që nuk reaguan me rastin e dështimit në Parlamentin Europian, kur për votat e deputeteve shqiptare, Kosova nuk u pranua në UNESKO.

Janë edhe qindra raste të tjerë, të cilët opinion i vendit i din shumë mirë, por fatkeqësisht nuk i din opinion në Shqipëri, nuk i din për arsye se shumë opinionbërës të Shqipërisë, kënaqen vetëm me faktin se ndonjë polic iu flet shqip në Doganën e Qafë Thanës, se partia e seksualo-erotikëve u dërgon ndonjë makinë me xhama të zinj për ti sjellur deri në Shkup dhe Prishtinë. Duheshka përkrahur partia për shkak se u organizon ndonjë promovim libri ose u paguan ndonjë drakë edhe nga paratë e mia si taksapagues i këtij vendi.

Miqësitë personale mos na i shisni si interes kombëtar. A nuk shihni vallë se për herë të parë në shenjë proteste i tërhoqën ministrat e vetë nga Qeveria-një gjest dinak, por edhe shumë i tejdukshëm, të cilin edhe fëmijët e djepit munden ta lexojnë. Këtë veprim kishin mundësi ta bëjnë edhe disa here më përpara, por e bënë tashti që iu dogj dhelprës bishti. Domethënë partia e seksualo-erotikëve qënka në qeveri vetëm për vetveten e jo për shqiptarët, prandaj unë kisha një porosi për ata, asnjëherë më të mos flasin në emër të shqiptarëve, le të flasin vetëm në emër të partisë së vetë, që vepron me gjysmën e trurit, me ate erotiko-seksuale. Kurse anal-istëve të Makedonska dërzhavës, të Shqipërisë dhe të Kosovës do tu kisha thënë: aman mos na ndihmoni, mos na shpëtoni nga humnera që na ka hedhur partia në pushtet, mos na shpëtoni duke na ngritur lartë me litarin të lidhur për fyti.