Më shumë se një e katërta e hoteleve në Itali do të mbeten të mbyllura këtë muaj edhe pse shteti e hoqi bllokadën pas pothuaj tre muajve masa të vendosura restriktive për shkak të koronavirusit të ri, ndërsa mbi 20 për qind do të mbeten të mbyllura gjatë tërë sezonit të verës, kumtoi Shoqata italiane e hotelierëve.

Menaxherët e rreth 30 për qind të hoteleve në Itali kanë vendosur që objektet e tyre të mbeten këtë muaj të mbyllura, ndërsa u planifikua që rreth 80 për qind të numrit të përgjithshëm të hoteleve në vend të hapen në gusht.

Në raportin e Shoqatës thuhet se rreth 118.000 njerëz muajin e kaluar kanë mbetur pa punë sezonale në hotelieri, për shkak të situatës me Kovid-19. Disa hotele të cilat janë të hapura në Firencë, një nga destinacionet më të preferuara turistike para pandemisë, druajnë për mbijetesën e tyre, pasi nuk ka mjaft rezervime.

Italia më 3 qershor i hapi kufijtë rajonal, pas masave tre mujore për kufizimin e lëvizjes. Në të njejtën kohë janë lejuar udhëtime për qytetarët nga vendet e BE-së dhe zonës Shengen.