Jose Callejon shpreson ta vazhdojë qëndrimin te Napoli përtej këtij stinori, njofton “Calciomercato”.

Callejon 33-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij muaji, por ai është pajtuar të qëndroj deri në përfundim të stinorit 2019-20.

Callejon, që po kërkohet nga Valencia e Sevilla, po synon të qëndrojë së paku edhe për një vit e jo të largohet si lojtar i lirë. Ai te Napoli u transferua në verën e vitit 2013 nga Real Madridi për 9.5 milionë euro. Këtë edicion ai i ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i ka shënuar dy gola dhe i ka asistuar nëntë tjerë.