“Maqedonia po vazhdon të përballet me sfidat e sigurisë dhe është shembull në rajon për menaxhimin e krizave”, theksoi presidenti Gjorgje Ivanov pas takimit që pati me ministrin e brendshëm, Mitko Çavkov. Temë kryesora e takimit sipas Ivanov ishte kriza e refugjatëve. I pyetur se a është vetëm kjo krizë rreziku i vetëm për Maqedoninë në këtë periudhë, ai u përgjigj kështu:

“Nuk bëhet fjalë për vetëm një grup prej 40 personave, por është një grup shumë më i madh, prej të cilës 40 kanë ardhur në territorin tonë, kurse policia në mënyrë të suksesshme i menaxhoi ata, dhe në një mënyrë nuk lejoi që të arrijnë ti përmbushin qëllimet e tyre. E di edhe opinionit, është e thjeshtë, ata ishin pjesë e grupit të Kumanovës dhe dëshironin që të marrin pjesë të territorit të Maqedonisë, ku nuk do të ishin nën juridiksionin e gjykatës për krime lufte të Kosovës”.

Presidenti Ivanov edhe një herë nuk lëshoi shansin për ta sulmuar liderin e opozitës, Zoran Zaev, për të cilin tha se është personi që po bën thirrje për dhunë, bllokim të zgjedhjeve, dhe për skenar të ngjashëm si ai i Ukrainës. Gjatë fjalimit të tij ditën e djeshme, Ivanov tha se ka tërhequr ligjin për falje, për shkak se është rikthyer qeveria politike dhe funksionaliteti i institucioneve.

Lidhur me atë nëse partitë në të ardhmen sërish merren vesh për  qeveri teknike, a do ta riaktivizojë faljen, Ivanov u përgjigj:   

“Unë bëra atë që mu lejua, që e kamë të drejtë por edhe përgjegjësi para ligjit dhe kushtetutës. Kur u krijua një realitet i ri , atëherë kishte mundësi që të tërhiqet ai vendim dhe tju lihet që politikanët vetë të gjejnë rrugën se si të arrijmë deri tek pajtimi. Propozimin tim ata nuk e pranuan dhe tash është përgjegjësia e tyre se si do të sillemi ne si shtet, si do marrim vendime dhe si do të ballafaqohemi me të gjithë këto kërcënime që i kemi”.

Ivanov foli edhe për rrezikun që vjen nga shtetasit e Maqedonisë që luftojnë në radhët e Shtetit Islamik në konfliktet në Lindjen e Mesme. Ai tha se policia e din saktë se sa persona janë atje, po i ndjekë ata dhe i di qëllimet e tyre.

https://youtu.be/S5a-iK6k0Ig