Edhe pse është i dyshuar në rastin “Fortesa” të Prokurorisë Publike Speciale, Goran Grujevski ende po mban postin e drejtorit të Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov refuzoi të tregojë se kush po e drejton momentalisht Drejtorinë e Pestë të kësaj ministrie në mungesë të Goran Grujevskit, i cili sipas tij, është në pushim mjekësor.

Çavkov shtoi se nuk është e rëndësishme se kush është drejtor në këtë drejtori, por e rëndësishme është që puna të kryhet si duhet. Ai kërkoi që t’ju besohet institucioneve, duke siguruar se punët po kryen si duhet.

“Nuk është i shkarkuar, por ka dikush që e  i kryen obligimet në këtë pozitë, dhe shërbimi po funksionon  pa pengesa . Goran Grujevski është në pushim mjekësor, dhe në atë situatë ka pengesë juridike për të sjellë vendim për personelin dhe për të sjellë vendim për statusin e punës”, tha Cavkov.

https://youtu.be/_qDNA0Zx5iQ