Presidenti në ikje i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov deri te Shërbimi për punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka dorëzuar kërkesë për huazim të kabinetit. Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta e ka rishikuar kërkesën dhe pas të njëjtës ka dhënë mendim pozitiv, sepse buxheti për zyrën përfshin 8 për qind nga buxheti vjetor i kabinetit të presidentit, që është në pajtim me ligjin ekzistues, informon 1 TV, transmeton Portalb.mk.

Ivanov deri në fund të jetës do të shfrytëzojë pension mujor prej rreth 100.000 denarë, vozitës dhe sigurim personal.

Ndërsa se ku do të ketë lokacionin e zyrës, ende nuk dihet.

Gjorge Ivanov në vilën e preidentit ka hyrë më 12 maj 2009, atje ka qëndruar dy mandate, gjegjësisht 10 vjet, me të cilët u bë president me stazhin më të gjatë në historinë e Maqedonisë së Veriut.

Karrigen e presidentit e mori nga ish-presidenti, Branko Cërvenkovski, ndërsa të dielën do t’ia dorëzojë Stevo Pendarovskit.

Ivanov sot e miraton ditën e tij të fundit në karrierën e tij si shef i shtetit.