Presidenti Gjorgje Ivanov sot solli vendim për të tërhequr një pjesë prej vendimeve për faljen e gjithsejtë 22 personave.

Ashtu si theksoi Ivanov, është i bindur fortë se abolimi që e ka sjell me 12 prill është kyç për zgjidhjen e krizës dhe këtë e ka bërë në interesin e shtetit dhe qytetarëve.

“Nuk dua më askush të ketë dyshime. Asnjë politikan nuk është mbi ligjin, asnjë politikan nuk është i paprekshëm, përkundrazi, secili do të përgjigjet për veprimet e tij”, deklaroi Ivanov duke u thirrur tek të gjithë që nuk janë falur në pajtueshmëri me ndryshimet e Ligjit që të dërgojnë kërkesa personale për prishjen e vendimit për faljen e tyre.

Përndryshe presidenti para një muaji e gjysmë solli vendim për faljen kolektive të 56 personave