qenan aliuNga Qenan Aliu

Se pse duhet shkarkuar kjo përbërje (shumica) e Gjykatës Kushtetuese, pas shumë absurdeve juridike ,në vijim për opinion po jua etabloj precedentin e fundit me një konparacion konkret.
Sipas Rregullores për punën e Gjykatës Kushtetuese secili qytetarë ka të drejtë të ngritë iniciativë për vlerësim të kushtetutshmërisë, por nuk duhet haruar faktin se edhe vetë Gjykata kushtetuese ka të drejtë me vetë inicijativë tu qaset vlerësimeve, në veçanti për çështjet që janë senzitive për opinionin siç janë rastet e fundit në shoqëri.
Se kjo gjykatë (shumica) është e kapur plotësisht dhe e ndikuar nga politika nuk ka kurfarë hamendje. Kjo kapje të shtonë dilemën se pse kjo pavarësishtë se a mund të ketë inicijativë, nuk i qaset vlerësimit të kushtetutshmërisë të Plotësimit të Ligjit për Falje që parlamenti e solli më 19.5.2016-të.
Nga praktika e deritanishme , mundë të vërehet ashiqare se parlamenti i Maqedonisë shpesh herë ka ndryshuar dhe plotësuar disa ligje , por me paramendim për të ligjësuar keqpërdorimet me pushtetin. Kjo mënyrë e veprimit ndodhin vetëm në regjimet autoritare ku deputetët (të zgjedhurit e popullit ) janë të shndëruar në butona votimi ,vetëm si maqineri votuse e pushtetit egzekutiv, pa kundërshtuar disa çështje që ashiqare janë në kundërshim me kushtetutën në fakt në kundërshtim me parimet fundamentale kushtetuese.
Deputetët (ata që votuan ) në parlamentin e vendit , më 19 maj 2016 poshtu miratuan me procedurë të shkurtuar Plotësimin e Ligjit për Falje (ligjit të vitit 1993 ) ,me pretekst se për tia mundësuar presidentit Ivanov gjoja tërheqjen e Abolimeve. Në fakt me këtë plotësim presidentit përsëri iu dha mundësi që këtë ta zbatojë në mënyrë selektive. Por nuk është kjo e tëra, absurdi qëndron në ate se edhe ky plotësim i Ligjit është plotësisht në kundërshtim me kushtetutën e vendit.
JA ARGUMENTET JURIDIKE;-
Me këtë plotësim të Ligjit për Falje u inkorporua vetëm neni 11-a me paragrafet në të cilat presidentit i jepet mundësia selektive e zbatimit të kësaj dispozite. Pra duke patur parasyshë faktin se me ABROGIMIN në tërësi të Plotësimit dh Ndyrshimit të Ligjit për Falje nga ana e po kësaj gjykate në vitin 2009-të, në të cilin ligj thuhet (cit),, Neni 11 fshihet,, . Pra fjala është se neni 11 i ligjit për Falje të vitit 1993 është inegzisten, pra nuk është në qarkullim juridik të vendit. Ndërsa vetëm parlamenti mundet të ngjallë dispozitë ligjore ,ajo nuk mund të bëhet me Vendim të Gjykatës kushtetuese.
Ky parlament , plotësoi këtë ligj në fakt pas nenit të 11-të të paqenë shtoi nenin 11-a. Në kontekst kurë neni 11-të parashihte institutin (Abolicion) ndërsa në fakt ësht[ë i paqenë. Dhe figurativisht, vlerësim të saktë e ka një profesoreshë e së drejtës kur thotë se ,,u ndërua etazhi i dytë pa qenë i ndërtuar etazhi i parë, pra u legalizua ndërtesë e egër ,, .
Miq të dashur, se kjo është një absurd i rradhës i këtij parlamenti dhe një heshtje e rradhës e Gjykatës kushtetuese nuk don koment.
JA PRECEDENTI që kjo përbërje e Gjykatës kushtetuese e miratoi më 11 maj 2016 me Vendim nr-114/2015-0-1, lidhur me një iniciativë për vlerësimin e një dispozite të Ligjit për Plotësimin dhe Ndyrshimin e Ligjit për Ndërtim.
JA SI VLERËSOI E NJËJTA PËRBËRJE E KËSAJ GJYKATE ;-

Me vendimin e lartpërmenduar gjykata e ANULOI nenin 61 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për ndërtim (,,Gazeta zyrtare e RM ,nr-18/2011).
Me ligjin në fjalë bëhej ndryshimi i nenit 138 paragrafi (2) të ligjit për Ndërtim i cili nuk është më në qarkullim juridik sepse ishte i çfuqizuar me Vendimin e Gjykatës kushtetuese nr-262/2009 nga 02.02.2011-të.
Gjykata ka vlerësuar se edhe me ndrshimet dhe plotësimet e mëvonshme nga viti 2011-të nuk është paraparë fshirja e nenin 61, prandaj nuk ka mundur të jetë në qarkullim juridik.
Pra nuk mund të bëhet ndryshimi apo plotësim i dispozitës ligjore e cila është INEGZISTENTE ka vlerësuar gjykata me përbërjen e njëjtë.
Kushtetuesja vlerëson se (cit) ,, Egzistimi i dispozitës me të cilën ndryshohet (apo plotësohet ) dispozitë tjetër e cila është e PAQENË është e palëndë dhe çfaq pasiguri juridike në zbatimin e ligjit. Dispozita e tillë është e pazbatueshme dhe duhet të largohet nga qarkullimi juridik , dhe nga këto shkaqe, gjykata vlerësoi se dispozita e kundërshtuar nuk është në pajtim me nenin 8 paragrafi (1) alinea 3 të Kushtetutës së Maqedonisë. Gjegjësishtë me vlerën fundamentale të rendit kushtetues- Sundimi i së Drejtës dhe parimi i sigurisë juridike si pjesë përbërëse e sajë ,, .

Miq të dashur , ky është vetëm komparacioni më i freskët , për të konstatuar se parlamenti nuk respekton kushtetutën mbase Vendimet e Gjykatës kushtetuese vlejnë (erga omnes) ,ndërsa ky interpretim ANALOG u bë vetëm dhjetë ditë para se parlamenti për arsye politike kriminale të mos e përfillë këtë analogji të vendimit në fjalë, lidhur me plotësimin e Ligjit për Falje.
Pra , shoqëria jonë ka të bëjë me parlament që ligjësojnë me vetëdije hajninë dhe krimin e organizuar, president të vendit të diskredituar plotësisht me këtë absurd të abolimeve dhe gjykatë kushtetuese të kapur dhe të ndikuar nga politika.
©fol.mk